Ippon kthehet me 3 medalje të arta prej Prilepit

Me tre medalje të arta dhe pesë të argjendta është kthyer Kulbi i xhudos “Ippon” nga Shkupi prej Turnirit ndërkombëtarë të xhudos “Grad Heroj” që u mbajt në Prilep dhe ku morrën pjesë 130 garues nga Maqedonia, Bulgaria dhe Bosna.

Përsëri Arbëresha Rexhepi (36), Amra Fejzullahu (48) dhe Sadik Kasami (+73) janë dekoruar me medalje të artë duke u renditur në treshen më të suksesshme të turnirit.

Me e suksesshme është treguar përsëri Arbëresha Rexhepi e cili pati tre fitore të njëpasnjëshme me çka u dekorua si garuesja më e suksesshme. 

Në kuadër të turneut po ashtu u organizuan edhe dy luftëra rivale në peshën 44 kg dhe 48 kg. Në të dy luftërat rivale edhe përkundër asaj që Arbëresha peshonte 36 kg, përsëri triumfoi duke i mposhtur të dyja greket. 

Vendin e dytë e morrën Arbër Rexhepi (34), Mefail Kadriu (73), Ylber Kadriu (55), Artan Rushiti (55) dhe Ali Ismaili (60)./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button