Telefonimi në BE së shpejti me çmime të rregulluara, më së shumti deri në 19 eurocent për minutë

Nga 15 maj telefonimi dhe dërgimi i SMS porosive nga një vend në vendin tjetër të Bashkimit Evropian do të jetë me çmime të rregulluara, gjegjësisht çmimi më i lartë do të jetë 19 eurocent për minutë, ndërsa çmimi më i lartë për SMS porosi do të jetë gjashtë eurocent. Kundër kësaj, telefonimi nga vendi anëtar i BE-së në vendin tjetër edhe më tej bie nën formimin e lirë të çmimeve nga ana e telekom-operatorëve, që do të thotë se më shpesh bisedimet në kufij me BE do të jenë më të lira nga bisedimet me vendin fqinj, i cili nuk është anëtar i BE-së, shkruan Meta,mk, transmeton Portalb.mk.

Kështu për shembull, nëse një banor i Bullgarisë telefonon nga telefoni mobil ose fiks në Gjermani, telefonata e tij nuk do të mund të jetë më shtrenjte se 19 cent në minutë, por nëse telefonon në Maqedoni, do të paguajë më shtrenjtë. Gjegjësisht, nëse merret çmimi aktual i një operatori mobil në Bullgari, do të shihet se thirrja në Maqedoni do të kushtojë tre herë e gjysmë më shtrenjtë se në Gjermani.

Gjegjësisht, nëse nga 15 majr dikujt nuk do t’i paguhet më shumë se 0.445 leva për 1 minutë bisedë me vendin finj të BE-së ose 0.14 leva për SMS-porosi të dërguar deri te shfrytëzuesit e BE-së, e njëjta bisedë telefonike me ndonjë numër të Maqedonisë do të tarifojë me 1.55 leva “më të larta” për minutë. Nëse telefonon në telefon fiks në Maqedoni, do të paguajë 1.19 leva për një minutë bisedë.

Pas shfuqizimit të roamingut në vitin 2017 për shfrytëzuesit e BE-së në gjithë territorin e Unionit, ky është hapi i dytë që i lehtëson komunikimet e qytetarëve të vendeve anëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button