Për herë të parë që nga viti 2013 nuk do të ketë një fitues spanjoll të Ligës së Kampionëve

Eliminimi i Barcelonës nga Liga e Kampionëve, nënkupton se për herë të parë që nga viti 2013 nuk do të ketë një finalist dhe një fitues spanjoll në garën më të madhe evropiane për klube.

Në finale e fundit që nuk e fitoi një klub nga La Liga, mori pjesë pikërisht Jurgen Klopp, por asokohe luajti me Borussia Dortmundin dhe u mposht nga rivali gjerman, Bayern Munich, transmeton Telegrafi.

Në vitin 2014, këtë garë e fitoi Real Madridi duke e mposhtur në finale rivalin lokal, Atletico Madrid (4-1).

Liverpooli e eliminoi Barcelonën nga Liga e Kampionëve (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Barcelona e fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2015 duke triumfuar kundër Juventusit në finale (3-1).

Dhe pastaj, tre vjet rresht trofeu shkoi në Spanjë, te klubi më i trofeshëm në këtë garë, Real Madrid (humbësit ishin Atletico Madrid, Juventus dhe Liverpool).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button