Momente nga festa e pas kualifikimit të Liverpoolit në finale, kënga ‘You’ll never walk alone’ e kënduar nga i gjithë stadiumi

Liverpool ka arritur atë që edhe tifozi i saj më i zjarrtë e kishte të vështirë ta besonte. “Të kuqtë” fituan 4-0 ndaj Barcelonës duke përmbysur humbjen 3-0 të ndeshjes së parë dhe kanë kaluar në finalen e madhe të Champions League.

The Reds treguan edhe njëherë se kur vjen puna te rikthimet, atëherë emri i tyre është në mendjen e çdo tifozi, transmeton Telegrafi.

Në një stadium si Afield Road ku tifozët me këngët e tyre duket se janë fushë, i dhanë zemër lojtarëve të Liverpoolit.

Liverpool . (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Pas ndeshjes festa ishte vetëm për ta, ku u bashkuan edhe Mohamed Salah e Firmino, që ishin te lënduar.


‘You’ll never walk alone’, kënga legjendare u këndua në fund nga të gjithë bashkë, pasi së bashku do të jenë në finale.

Jurgen Klopp. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Finalja zhvillohet në Madridi me 1 qershor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button