Egjipt, është konfirmuar dënimi me vdekje për 13 persona

Gjykata e Kasacionit në Egjipt konfirmoi sot dënimin me vdekje për 13 persona të cilët më parë ishin dënuar për kryerjen e akteve të dhunës pas grushtit të shtetit në vitin 2013, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Gjykata e Kasacionit hodhi poshtë të martën akuzat e paraqitura nga 13 të akuzuarit,” raportuan mediat lokale.

Aktgjykimi i së martës është i formës së prerë dhe nuk mund të bëhet ankimohet. Sipas ligjit të Egjiptit, vetëm presidenti Abdel-Fattah al-Sisi, i cili erdhi në pushtet pas grushtit të shtetit në vitin 2013, ka autoritetin për t’i falur.

Që nga marsi i vitit 2015, autoritetet egjiptiane kanë ekzekutuar 42 kundërshtarë të regjimit dhe ekzekutimet e fundit u zhvilluan në shkurt të vitit të kaluar. Organizatat e të drejtave të njeriut shpesh akuzojnë autoritetet egjiptiane se dënojnë kundërshtarët politikë për akuza të hedhura poshtë.

Nga ana tjetër, zyrtarët egjiptianë thonë se të gjithë të akuzuarit kanë pasur gjykim të drejtë dhe gëzojnë të drejtën për procedim ligjor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button