Indi, brenda gjashtë viteve janë vrarë mbi 650 tigra

Në gjashtë vitet e fundit në Indi janë vrarë më shumë se 650 tigra, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave, më shumë se 31 për qind e rasteve të vdekjes në periudhën 2012-2018, janë shkaktuar nga gjuetia e paligjshme dhe goditja e rrymës.

Theksohet se 295 tigra kanë ngordhur nga vdekja natyrale, ndërsa 36 në aksidente në tokë ose në hekurudha. Nuk është vërtetuar shkaku i ngordhjes për 118 tigra.

Për shkak të turizmit, në në të cilin përfshihen edhe tigrat në këtë vend, këto kafshë janë mësuar me njerëzit si dhe njerëzit me to, gjë që sjell deri tek gjuetia më e lehtë.

Në Indi në vitet 1900 kanë jetuar rreth 100 mijë tigra. Sipas hulumtimit nga viti 2016, supozohet se në këtë vend sot ka rreth 2.300 tigra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button