Thatësira të reja në Somali, ndihma e nevojshme për 2.2 milionë njerëz

Pas dy vitesh, Somalia sërish është kapluar nga thatësira të reja, për çka sipas vlerësimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), rreth 2.2 milionë njerëz përballen me nevojën e një ndihme humanitare, raporton Anadolu Agency (AA).

Kombet e Bashkuara paralajmëruan se thatësirat janë regjistruar në disa zona ku reshjet e shiut ranë nën mesataren në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti, ku si pasojë 2.2 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë, pasi situata humanitare po përkeqësohet.

Këshilli Norvegjez për Refugjatë (NRC) tha se ndihma është më së shumti e nevojshme për personat që janë të zhvendosur brenda vendit.

Drejtori i NRC-së për Somalinë, Viktor Moses, deklaroi se situata është alarmuese.

Siç tha ai, thatësirat kanë vënë në pikëpyetje prodhimet bujqësore dhe të mbjellurat për bagëtitë, që çon në mungesa ushqimore në vend.

“Më të prekur nga kjo situatë janë fëmijët”, tha Moses.

Gjatë krizës së vitit 2011 në Somali vdiqën 250.000 njerëz. Thatësirat e fundit u regjistruan në vitin 2017 kur një numër i madh njerëzish humbën jetën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button