Seuli thirrje Koresë së Veriut për uljen e ‘tensioneve ushtarake’

Koreja e Jugut kritikoi testimet raketore që Koreja e Veriut i kreu në fundjavë dhe i bëri thirrje që t’u japë fund rritjes së ‘tensioneve ushtarake’, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë koreanojugore Yonhap, zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes, Choi Hyun-soo ka shprehur shqetësimet për të shtënat e shumta që Koreja e Veriut ka kryer mbi Detin e Japonisë në fund të javës nga sistemet raketore me rreze të shkurtër dhe shumë tytëshe.

“I bëjmë thirrje Koresë së Veriut që të ndalë veprimet që rrisin tensionet ushtarake në Gadishullin Korean”, tha Choi Hyun-soo.

Pasi ka nënvizuar se Koreja e Jugut testimin në fjalë e vlerëson si provokim, Choi Hyun-soo tha se “Testimi ku Koreja e Veriut shkrepi një numër të madh të raketave është në kundërshtim me frymën e marrëveshjes ushtarake mes Koreve”.

Ushtria e Koresë së Veriut ditë më parë nga baza në qytetin Wonsan kreu stërvitjen ushtarake gjatë së cilës testoi duke shkrepur disa raketa me rreze të shkurtër veprimi nga qyteti Wonsan drejt Detit të Japonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button