Grevë në Belgjikë, gardianët e burgjeve kërkojnë kushte më të mira

Gardianët në burgjet e mbarë Belgjikës kanë vendosur të hyjnë në grevë për të shprehur mungesën e personelit dhe duke kërkuar kushte më të mira për punë, raporton Anadolu Agency (AA).

Gardianët iu përgjigjën thirrjeve për grevë që i bënë sindikatat, ndërsa shumë të tjerë nuk do të shkonin në punë për dy ditë.

Kathleen Van De Vijver, zëdhënëse e Departamentit të Punëve të Burgjeve Administrative, tha se gjysma e gardianëve në shumë zona të Flandrës, Vallonisë dhe Brukselit nuk kanë ardhur në punë.

Përfaqësuesit e sindikatave, të cilët bënë thirrje për grevë për të kërkuar kushte më të mira për punën e gardianëve, theksuan se ministri i Drejtësisë, Koen Geens, dështoi të përmbushë premtimet e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button