Erdogan: Rivotimi në Stamboll, “hap i rëndësishëm për demokracinë”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e cilësoi vendimin e këshillit zgjedhor të vendit për përsëritjen e zgjedhjeve për kryebashkiakun e Stambollit si “hap i rëndësishëm në forcimin e demokracisë së Turqisë”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne e shohim këtë vendim të Këshillit të Lartë të Zgjedhjeve (YSK), i cili do të heqë hijen mbi zgjedhjet të Stambollit, si një hap i rëndësishëm në forcimin e demokracisë së Turqisë”, tha Erdoğan gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

Komentet e tij erdhën një ditë pasi YSK njoftoi se votimi për zgjedhjen e kryebashkiakut të Stambollit do të përsëritet më 23 qershor.

Anëtarët e këshillit pranuan ankesën e jashtëzakonshme të AK Partisë për rezultatet e zgjedhjeve lokale në Stamboll me shtatë vota pro dhe katër kundër.

YSK tha se vendimi u mor pasi disa anëtarë të komisionit të votimit që shërbenin gjatë zgjedhjeve nuk ishin nëpunës civilë siç kërkohet me ligj.

“Ne sinqerisht besojmë korrupsion i organizuar, shkelje e plotë e ligjit dhe parregullsi kanë ndodhur në zgjedhjet në Stamboll”, tha presidenti turk.

Votuesit në Turqi më 31 mars shfrytëzuan të drejtën e tyre demokratike për të zgjedhur kandidatët për kryetarë të komunave, përfaqësues të fshatrave ose njësive të vogla administrative (Muhtar), anëtarë të këshillave komunalë, anëtarë të këshillave të përgjithshëm provinciale, si dhe anëtarë të këshillave dhe asambleve të fshatrave.

Më 16 prill, AK Parti parashtroi ankesë të jashtëzakonshme për përsëritjen e votimit në Stamboll, duke cituar parregullsi gjatë procesit zgjedhor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button