“Fshesa” do të përfshijë të gjitha nivelet e pushtetit

Pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale do t’i vjen radha “fshesës” e cila do të pastrojë në ndërmarrjet publike, ministritë dhe Qeveri, ka thënë kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

Ai dje pohoi se do të ketë ndryshime për t’u mënjanuar mangësitë në pushtetin ekzekutiv dhe se menjëherë do të fillojë me analiza në konsultime të caktuara me bashkëpunëtorët e parë.

“E dini se duhet të përmbyllen zgjedhjet, me shpallje zyrtare nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve me vet raportin për t’i filluar procedurat e tilla. Unë jam kompetent në pushtetin ekzekutiv, këtu do të ketë ndryshime”, deklaroi Zaev duke u përgjigjur në pyetje gazetare për “fshesën” e paralajmëruar.

Paralajmëroi se njëkohësisht do të bën ndryshime edhe në vendin tjetër ku është kompetent si kryetar i LSDM-së.

Do të ketë kuadro të reja të cilat do të duhet të nxjerrin mësim, të mos i përsëritin gabimet sikur të mëparshmit dhe njëkohësisht të tregojnë rezultat edhe më të mira se paraardhësit.

Menjëherë pas zgjedhjeve ka ardhur edhe dorëheqja e parë nga ministri për kulturë Asaf Ademi të cilën, siç ka thënë kryeministri Zaev e ka pritur, për shkak se ai ka paralajmëruar më tepër se gjashtë muaj probleme shëndetësore.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarit, ka thënë se personalisht mendon për ministrin e ri për kulturë dhe ka shtuar se ende nuk është i gatshëm të publikojë emra.

Ministri për shoqëri informatike dhe administratë Damjan Mançevski thotë se do ta respektojë vendimin eventual edhe ai të jetë i përfshirë me “fshesën” e funksionarëve qeveritar që e lajmëroi para pak kohe kryeministri Zoran Zaev.

“Vendimi është absolutisht i tij. Çfarëdo që të vendos pajtohem me atë vendim”, tha Mançevski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarit se a konsideron që ndoshta “fshesa” do të fillon prej atij për shkak të vlerësimeve të një pjese të publikut se nuk ka reforma në administratë.

Sipas tij, me “fshesën” absolutisht do të përfshihen punonjësit e administratë të cilët nuk shkojnë në punë, kurse marrin rrogë.

Mançevski thotë se është subjektive të thotë sa është i kënaqur nga puna e tij, konsideron se gjithmonë munde më mirë dhe se më i rëndësishmi është gjykimi i qytetarëve.

Premton se deri në fund të këtij viti do të pasojnë rezultate konkrete në riorganizimin e tërë sistemit, për çka do të debatohet me opozitën për të marrë mbështetje e plotë dhe të mos interpretohet si revanshizëm politik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button