Kanë rënë profitet e ndërtuesve më të mëdhenj të banesave

Katër nga pesë kompanitë më të mëdha ndërtimore të banesave në Shkup vitin e kaluar kanë shënuar rënie të konsiderueshme deri rënie të mëdha të profitit. Ato janë “Adora”, “Nastel”, “Gollden art” dhe “Zhikoll”. Përjashtim i vetëm është ZSF KOM firma që u bë famshme për shkak të revoltit të banorëve të Aerodromit për ndërtimin e ndërtesës nëntëkatëshe te “Majçin Dom”. Firma e Fatmir Etemit, njeriu i cili vitin e kaluar ka paraqitur bruto të ardhura nga rroga dhe kompensimet prej 1,1 milion euro, vitin e kaluar ka realizuar neto profit prej 7,1 milion euro, shkruan Faktor, transmeton Portalb.mk.

Pesë kompanitë më të mëdha ndërtimore të specializuara për ndërtim të objekteve banesore dhe afariste: “Adora Inzhenering”, ZSF KOM, “Nastel”, “Zhikoll” dhe “Gollden art” vitin e kaluar kanë realizuar gjithsej të ardhura prej 88 milionë euro, tregojnë të dhënat zyrtare nga tabelat e shkurtuara të bilanceve financiare që janë në dispozicion në bazën e RQM. Biznesi i këtyre pesë kompanive të cilat vlejnë si më ndërtuesit më të mëdhenj ose më të rëndësishëm të banesave në Shkup, në mënyrë kumulative, është rritur për 12 milionë euro krahasuar me vitin 2017.

Sipas analizës nga Faktor, Primatin që në vitin 2017 ka pasur “Adora” e Çifliganecit, vitin e kaluar e morri Fatmir Etemi, pronari i firmës ZSF KOM, e cila ka qenë shumë aktuale vitin e kaluar për atë se filloi me ndërtimin e nëntëkatëshes në komunën “Aerodrom” në afërsi të “Majçin Dom”, megjithëse popullata lokale protestoi disa ditë në vazhdimësi. Etemi vitin e kaluar u bë aktual edhe për faktin që u bë anëtar i Këshillit mbikëqyrës të “Bankës Komerciale”, banka më e madhe afariste në vend dhe e vetmja në të cilën dominon kapitali shtetëror. Në të cilën konkurrenti i tij më i madh Çifliganec është aksionari më i madh nëpërmjet kompanisë së tij “Adora”.

ZSF-KOM vitin e kaluar i ka zmadhuar të ardhurat nga shitja për 4 herë, që sugjeron në atë se kompania është vendosur mirë në botën e ndërtimtarisë. Të ardhurat e kësaj kompanie nga shitja kanë tejkaluar 21,5 milionë euro, kurse shpenzimet e saj kanë qenë në nivel prej 13,3 milionë euro dhe ato janë zmadhuar për 3 herë përkatësisht 300 përqind në krahasim me vitin 2017. Çfarë kërcimi gjigant ka bërë ZSF KOM vitin e kaluar do të ilustrojmë nëpërmjet një fakti që tregon gjithçka: profiti i kompanisë vitin e kaluar është 7,1 milionë euro! Kjo është për 7 herë më tepër se në vitin 2017. Kjo kompani vitin e kaluar vet ka realizuar profit që është më i madh se fitimet e “Nastel”, “Golden art” dhe “Zhikoll” së bashku.

Mund të besoni ose jo! Këtë rezultat ZSF KOM e ka realizuar me vetëm 21 të punësuar. Vetëm si përkujtim, Etemi është biznesmeni i cili vitin e kaluar ka paraqitur bruto të ardhura personale të cilat tejkalojnë shumën prej 1,1 milion euro, informatë që gjendet në raportin vjetor të “Komercijallna Banka”.

“Adora” radhitet e dyta me të ardhura prej 21,2 milionë euro që është për 14 përqind më pak se në vitin 2017. Fitimi për vitin e kaluar është 4,75 milionë euro rreth 15 përqind më dobët se në vitin 2017, kurse numri i të punësuarve është për 26 përqind më pak se në vitin 2017 dhe është 240 persona.

“Zhikoll” vitin e kaluar ka pasur të ardhura prej 22,1 milionë euro, por kjo kompani në masë të madhe punon edhe në ndërtimin e objekteve tjera infrastrukturore veçanërisht me ndërtimet e ulëta. Të ardhurat e saj janë për 20 përqind më të vogla se në vitin 2017, profiti është 2,15 milionë euro dhe është i përgjysmuar në krahasim me vitin paraprak. Edhe “Zhikoll” konsiderueshëm e ka reduktuar numrin e punonjësve. Në fund të vitit 2018 ka 483 persona të punësuar që është për 42 më pak se në vitin paraprak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button