Protesta në Shqipëri, PD dhe banorët e “Astirit” mësyjnë komisariatin e policisë (VIDEO)

Katër banorë të Astirit dhe ish-deputeti Kelvis Balliu gjenden aktualisht në Komisariatin nr.6 të Tiranës pasi u shoqëruan gjatë mesditës së sotme gjatë një përplasjeje teksa kalonte eskorta e Ramës, njofton Albeu.

“I bëj thirrje drejtpërdrejt ministrit të Brendshëm që të mos provokojë popullin opozitar. Ne nuk njohim nga tani drejtorin e policisë së Tiraës, i cili është një kriminel që paguhet nga taksa për të mbrojtur qytetarët, kurse ai tani sulmon qytetarët. Nga tani ne nuk e njohim atë dhe do të marrë përgjigjen nga qytetarët”, tha Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi.

Mesditën e sotme dhjetëra banorë të “Astirit” u konfrontuan me policinë ndërsa dolën të bllokonin rrugën kryeministrit Rama që po kalonte te Unaza e Re. Policia çau rrethimin dhe shoqëroi disa prej tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button