Klopp-Barcelonës: S’ka përfunduar akoma asgjë, ne jemi Liverpooli

Jurgen Klopp beson se Liverpooli mund ta përmbysë rezultatin ndaj Barcelonës nga ndeshja e parë dhe të kualifikohet në finale të Ligës së Kampionëve.

Sonte në Anfield do të luhet ndeshja e dytë gjysmëfinale ndërmjet Liverpoolit dhe Barcelonës, me spanjollët që kanë fituar përballjen e parë me rezultat 3-0, shkruan Periskopi.

Liverpooli për këtë takim nuk do të mund të llogarit në dy lojtarët kryesorë të skuadrës, Mo Salah dhe Roberto Firiminon. Që të dy janë të lënduar.

Por, Jurgen Klopp beson se Liverpooli mund të bëjë mrekullinë sonte dhe pse do të jetë pa dy lojtarë shumë të rëndësishëm.

“Dy prej sulmuesve më të mirë në botë[Salah dhe Firmino] nuk janë në dispozicion dhe ne duhet të shënojmë katër gola ndaj Barcelonës. Kjo nuk e bën jetën e lehtë, por do të provojmë,” ka thënë Klopp.

“Të provojmë, nëse mundemi do të jetë e mrekullueshme. Nëse jo, le të dështojmë në mënyrën më të bukur, me rezultat të ngushtë. Sigurisht, do të jetë shumë e vështirë.

“Tifozët tanë janë të mençur, kështu janë edhe të Barcelonës. Situata është kjo. Ata kanë epërsinë, por kur të dy klubet tregohen të mençura do të thotë se të gjithë e dinë se ne nuk kemi mbaruar dhe ne jemi Liverpooli, Kështu që, të luajmë dhe të shohim se çka do të bëhet,” përfundoi tekniku gjerman.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button