Shtëpia e Bardhë nuk i publikon taksat e Trump

Shtëpia e Bardhë tha të hënën se nuk do të deklaronte taksat e presidentit Donald Trump që janë kërkuar për hetim nga demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve.

Sekretari amerikan i thesarit, Steve Mnuchin, i shkruante kryetarit të komisionit parlamentar Richard Neal, se kërkesa e tij nuk kishte një qëllim legjitim legjislativ, transmeton Top Channel.

Lëvizja që pritej me siguri do të ndezë një betejë ligjore në lidhje me taskat e presidentit trump. Mjetet në opsion të demokratëve tani janë një marrje në pyetje e autoritetit të taksave ose hartimi i një padie ligjore.

Demokratët e dhomës së përfaqësuesve kishin kërkuar akses tek deklarata e taksave të trump në fillim të prillit, duke u mbështetur tek një ligj që thotë se autoriteti i taksave duhet të publikojë taksat e disa ligjvënësve, përfshirë shefin e komisionit përkatës.

Presidenti i ka thënë njerëzve pranë tij se përpjekjet për të patur akses tek taksat e tij ishin një cënim i privatësisë dhe një shembull i asaj që ai e quan gjueti shtrigash të demokratëve, ashtu si edhe hetimi i këshilltarit special Robert Mueller, që kishte si qëllim të dëmtonte atë.

Trump në mënyrë të përsëritur I ka kërkuar ndihmësve të refuzojnë kërkesën e dhomës së përfaqësuesve dhe ka sinjalizuar se nuk ka ndër mend të bashkëpunojë me demokratët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button