Panairi 31 i librit në Shkup fillon më 8 maj, Hungaria është vendi i fokusit

Nga 8 deri më 14 maj, në VIP arenën “Boris Trajkovski” në Shkup, do të mbahet Panairi i 31 ndërkombëtar i librit. Këtë vit, vendi i fokusit është Hungaria, ndërsa do të prezantohen rreth 70 botues nga Maqedonia Veriore, Hungaria, Serbia, Kosova, Shqipëria dhe Danimarka, njofton SDK, transmeton Portalb.mk.

“Kultura është mënyra më e mirë për ta përafruar Hungarinë para popullit të Maqedonisë, me të cilin kemi një çerek shekulli marrëdhënie të suksesshme bilaterale, ndërsa Panairi i Librit është një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në fushën e letërsisë dhe përveç letërsisë natyrisht ne kemi përgatitur një sërë projektesh përmes të cilëve do të prezantohemi edhe atë në fushën e muzikës, vallëzimit, fotografisë, gastronomisë dhe njohurive shkencore”, tha në konferencën e sotme për shtyp ambasadori hungarez Lazlo Ishtvan Duks

Drejtoresha ekzekutive e Panairit të Shkupit, Daniela Gligorovska tha se në bashkëpunim me NTP, për qasje më të lehtë për vizitorët në Panairin e Librit, janë lëshuar dy linja të reja, 100 dhe 200. Linja 100 do të qarkullojë nga lagja Lisiçe e re deri te VIP arena “Boris Trajkovski”, ndërsa linja 200 do të qarkullojë nga lagja Deksion deri te VIP Arena. Çmimet e biletave të autobusit janë sipas listës zyrtare të çmimeve të NTP.

Biletat për Panairin e Librit kushtojnë 30 denarë, ndërsa për vizita të organizuara të nxënësve janë 20 denarë. Orari i punës së panairit do të jetë nga ora 10 deri në orën 20.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button