Kurc ka këruar ndërprerje të negociatave për anëtarësim të BE-së me Turqinë

Kancelari austriak Sebastian Kurc dërgoi kritika për shkak të vendimit për anulimin e rezultateve nga zgjedhjet lokale në Stamboll, duke theksuar se ata që nuk pranojnë zgjedhje demokratike nuk kanë çfarë të kërkojnë në Bashkimin Evropian, shkruan Koha Ditore.

Ai gjithashtu kërkoi ndërprerjen përfundimtare të negociatave për anëtarësim të BE-së me Turqinë.

“Është e nevojshme që BE-ja të sillet ndershëm drejtë Turqisë, e cila me vite me hapa gjithnjë e më të mëdhenj po largohet nga Unioni dhe gjithnjë e më shumë nuk i përmbush kushtet e negociatave për anëtarësim. Ende ekzistojnë kufizime të fuqishme sistematike të lirisë së shprehjes dhe të mediave”, theksoi Kurc.

Komisioni suprem zgjedhor dje vendosi që t’i anulojë rezultatet nga zgjedhjet të cilat u mbajtën më 31 mars. Në votimin për kryetarin e Stambollit fitoi kandidati kryesor opozitar Ekrem Imamogllu, por me disa vota epërsi.

Në disa pjesë të Stambollit mbrëmë shpërthyen protesta për shkak të vendimit të Komisionit suprem zgjedhor që t’i anulojë rezultatet nga zgjedhjet lokale në të cilat fitoi opozita.

Imamogllu, e dënoi vendimin e organit më të lartë zgjedhor në Turqi për mbajtjen e sërishme të zgjedhjeve, përderisa zëdhënësi i presidentit turk Fahretin Altun theksoi se anulimi i zgjedhjes së kryetarit të Stambollit paraqet fitore për demokracinë turke.

Për vendimin e anulimit të rezultateve zgjedhore paraprakisht reagoi edhe BE-ja.

Në deklaratën e përbashkët të shefes së Diplomacisë së BE-së Federika Mogerini dhe eurokomisarit për Zgjerim Johanes Han theksohet se kjo zgjidhje është në kundërshtim me vetë idenë për proces demokratik zgjedhor. Gjithashtu shtohet se vendimi ishte politizuar dhe është në kundërshtim me qëllimin kyç të procesit demokratik. Përveç kësaj, ai hap nënkupton edhe minimin e procesit zgjedhor dhe është në kundërshtim me detyrimet e mara nga Turqia si anëtare e Këshillit të Evropës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button