Kosova, vend i sefasë

Kosova është njëra ndër vendet e Ballkanit me më së shumti festa zyrtare. Njëmbëdhjetë festa të tilla me dymbëdhjetë ditë pushimi i ka vendi në vit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Kosova këtë të enjte do ta festojë Ditën e Evropës, ndonëse është vendi i vetëm i cili nuk ka liberalizim të vizave me BE-në, madje është shumë larg shteteve fqinje në proceset eurointegruese.

Në kalendarin e festave zyrtare vendi ka 11 festa të tilla, shumë më shumë sesa kanë shtetet tjera. Ndonëse është premtuar se me ligj do të reduktohet numri i festave zyrtare, një gjë e tillë nuk do të ndodhë as këtë vit, shkruan tutje Gazeta “Zëri”.

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, ka thënë për “Zërin” se iniciativa për ndryshim të Ligjit të Festave Zyrtare është marrë disa herë, porse nuk ka kaluar në Kuvend. Sipas tij, një nga kërkesat për ndryshim të ligjit ka qenë edhe heqja e Ditës së Evropës, 9 Majit, nga lista e festave zyrtare. “Iniciativa ka qenë disa herë, por ligji asnjëherë nuk ka kaluar në Parlament. Unë sa jam në dijeni janë disa kërkesa nga komisionet parlamentare që të ndryshohet ligji, por ligji ende nuk është votuar. Nga ana tjetër dihet se ligji është në pajtim me interesat vitale dhe nevojiten vota të dyfishta. Ndryshimet të cilat i kemi menduar, sidomos rregullimin që më 9 maj të mos jetë festë zyrtare, nuk kanë kaluar dy herë në Parlament”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button