Gent Cakaj: Java e Europës do t’i sjellë Shqipërisë rekomandimin pozitiv për anëtarësim në BE

Ministri në Detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka thënë se Java e Evropës këtë radhë i takon muajit që do t’i sjellë Shqipërisë rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Cakaj ka theksuar se procesi i negocimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian është pothuajse edhe më i rëndësishëm se sa vetë akti i anëtarësimit, transmeton Klan Kosova.

“Ky proces ofron një shtysë të re për transformim strukturor institucional dhe krijon premisa shtesë për reforma gjithëpërfshirëse socio-politike”.

“Procesi i hapjes së negociatave për anëtarësim aktualisht gëzon mbështetjen e më shumë se 90% të shoqërisë shqiptare. Kjo mbështetje është më e lartë se shuma e të gjitha partive politike të bëra bashkë apo e secilës prej tyre në veçanti”.

“Prandaj, veçanërisht në këtë periudhë, sjellja e përgjegjshme politike dhe institucionale nuk është çështje e zgjedhjes personale por detyrim kombëtar për të gjithë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button