Mediet iraniane hëngrën qepën, Ahmadinjead më i famshëm se Obama

Agjencia shtetërore iraniane ka rënë në grackën e uebsajtit satirik The Onion i cili publikoi një lajm ku thuhej se në Amerikë për votuesit e saj Mahmoud Ahmadinejad është më i famshëm se Barack Obama!

The Onion, bazuar në rezultatet fiksionale të anketës Gallup ka shkruar se një shumicë e konsiderueshme e Amerikanëve të bardhë nga vendet rurale, thanë se më mirë do ta votonim presidentin Iranian Mahmoud Ahmadinejad se sa presidentin e SHBA-ve Barack Obama.

“Më pëlqen më shumë” tha një banori i West Virginia, Dale Swiderski i cili së bashku me 77 % të votuesve rural te Kaukazit , konfirmuan se më mirë do shkonin të shihnin një ndeshje bejsboll-i ose të pinë ndonjë birrë me Ahmadinejad-in se sa kalojnë kohë me Obamën.

“Ai e merr sigurinë shtetërore shumë seriozisht dhe kurrë nuk të lejonte që protestuesit homoseksualë t’i tregojnë atij se si ta udhëheqë një shtet sikur që bën Obama”

Agjencia shtetërore iraniane e ka marrë lajmin duke e publikuar si sensacion shtetëror. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button