Janushev: Do të parashtrojmë kallëzime penale dhe kundërshtime për mitosje, agjitacion dhe votim në grupe

Qytetarët vërtetuan se kërkojnë ndryshime, i dhanë shuplakë të fortë politikave të Zaevit dhe pushtetit. Maqedonia votoi kundër krimit, korrupsionit dhe nepotizmit të Zoran Zaev dhe LSDM-së. Votoi kundër tenderëve të rregulluar, arrogancës, moszgjidhjes së problemeve, kundër jetës që u bë ferr, deklaroi Igor Janushev, sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, transmeton Tocka.com.

Sipas tij, rezultati i zgjedhjeve është fituar nga VMRO-DPMNE, Gordana dhe populli. “. Të vetëm në zgjedhje kundër të gjithë të tjerëve. Kundër tërë aparatit shtetëror dhe të gjitha mekanizmave tjerë që ata i vënë në funksion. Gordana Siljanovska Davkova dhe VMRO-DPMNE kanë fituar në 42 komuna. Po të ishin zgjedhje lokale do të kishim 42 kryetarë komunash, kurse po të ishin zgjedhje parlamentare do të ishim partia me më së shumti mandate deputetësh. VMRO-DPMNE kishte 62 mijë vota më tepër se sa në rrethin e parë”, shtoi Janushev.

Rritja e numrit të votave për Pendarovski, sipas atij, nuk është e natyrshme dhe nuk është për shkak të fshesës së Zaevit, por për shkak të marrëveshjeve, shantazheve dhe kërcënimeve. ““Pushteti absolut donë të thotë papërgjegjësi absolute e pushtetit. Do të parashtrojmë kundërshtime në KSHZ për votim në grupe, mitosje dhe agjitim. Do të parashtrojmë edhe kallëzime penale”, thotë Janushev. Ai ka përsëritur se do mbeten në kërkesën për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button