Për herë të parë, kreu i kishës katolike, Papa Francisko sot viziton RMV-në (VIDEO)

Vizita e sotme e Papa Franciskos në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV) është e para e këtij lloji nga ai dhe nga Kisha Katolike. Kjo do ta shënojë vizitën e 42-të që Papa ka realizuar në vende të ndryshme pasi mori kreun në vitin 2013-të, transmeton Portalb.mk.

Institucionet përgjegjëse, dje kanë njoftuar, se janë pëmbushur të gjitha kushtet dhe nevojat teknike dhe organizative për vizitën. Në fuqi kanë hyrë masa të veçanta të sigurisë, janë bllokuar disa rrugë dhe bulevarde të Shkupit, e cila rezultoi edhe me shpallje të ditës së sotme si ditë jopune në territorin e qytetit të Shkupit. Çdo qytetarë duhet të mbajë dokument të identifikimit.

Në rrugët e Sheshit të Shkupit, do të ketë zona, në të cilat mund të qëndrojnë edhe qytetarët të cilët nuk kanë bileta të rezervuara paraprakisht. Pritet që sot në Shkup të qëndrojnë mbi 15 mijë qytetarë, por edhe përfaqësues shtetëror edhe shpirtëror të shteteve të rajonit dhe me gjerë. Është apeluar që qytetarët të shfrytëzojnë transportin publik dhe hekurudhor të cilat sot gjatë tërë ditës do të jenë falas. Falas do të jetë edhe parkimi në parkingjet e qendrës së Shkupit.

LEXO EDHE:

Në kuadër të vizitës njëditore, Papa Francisko pritët të realizojë këto aktivitete:

  • Aktiviteti i parë – arritja në “Aeroporti Ndërkombëtar – Shkup”  ku do të zhvillohet pritje solemne me roje nderi të armatës,
  • Aktiviteti i dytë – pritja solemne në pallatin presidencial, Villa Vodno. Takime me presidentin aktual, Gjorge Ivanov dhe kryeministrin, Zoran Zaev,
  • Aktiviteti i tretë – Takim me krerët fetarë në shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës në Shkup,
  • Aktiviteti i katërt – Mesha e Shenjtë në Sheshin “Maqedonia”,
  • Aktiviteti i pestë – Takim ekumenik dhe ndërfetar me të rinjtë e përkatësive religjioze të ndryshme në RMV, në Kishën Katolike të Shkupit,
  • Aktiviteti i gjashtë – Takimi me priftërinjtë dhe familjet e tyre në Kishën Katolike/ Qendra Baritore dhe
  • Aktiviteti i shtatë – Vajtja e Papa Franciskos, përcjellja me gardë ushtarake nderi në “Aeroporti Ndërkombëtar – Shkup”.

Në kuadër të vizitës së tij, Papa pritet të përçojë porosi ekumeniste, për afrim dhe ribashkim, e cila ka një rëndësi të veçantë për në natyrën shumëreligjioze të RMV-së.

Vizitë shtëpisë së Nënë Terezës

Në fjalimin e bërë para ardhjes në RMV, Papa Francisko ka bërë të ditur se ardhja e tij është nën mbrojtjen e nobelistes me prejardhje shqiptare nga Shkupi, Agnesë Gonxhe Bojaxhiu apo Nënë Tereza. Nënë Tereza njihet si Misionare e Bamirësisë. Pasi kishte jetuar në Maqedoni për tetëmbëdhjetë vjet, ajo u shpërngul në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj. Ajo ka marrë edhe çmimin nobel për paqe, në vitin 1979.

“Vizitën time ia kushtoj një shenjtore të madhe, një bije të vendit tuaj, Nënës Terezë, e lindur dhe e rritur në Shkup, e cila me ndihmën e Perëndisë u bë misionare e guximshme e Krishtit në botë, duke u dhënë shpresë dhe dinjitetin të varfërve. Të dashur miq, le të përgatisim takimin tonë me lutje që ky takim të jetë i mbushur me paqe dhe të mira për të gjithë njerëzit tuaj“, thuhet ndër të tjera në mesazhin e Papës.

Papa bullgarëve: Të jeni Kishë-familje-bashkësi, që shqetësohet për të tjerët

Papa Francisko në Bullgari

Para se të vijë në RMV, Papa Francisko ka qëndruar në Sofje të Bullgarisë, ku në meshën që u mbajt në Sheshin “Knyaz Alexandar I”, para Pallatit Mbretëror, ndërtuar në fund të shekullit XIX për të festuar çlirimin nga otomanët.

Papa Francisko në Bullgari

Pasditja e 6-majit e Papa Franciskos në Rakovski të Bullgarisë, filloi me takimin nga bashkësia katolike në kishën e “Shën Mëhillit Kryeengjëll”, ku u prit nga dy fëmijë me veshje kombëtare, ku së bashku iu afruan një familjeje pranë basorelievit të “Shën Gjonit XXIII”. Ata i dhanë Papës një tufë me lule, të cilën Bergoglio e vendosi para relikes së Papës shenjt. Gjatë homelisë, Papa kujtoi periudhën e shërbimit të Gjonit XXIII në Bullgari dhe fjalët, që përdorte, për të konsoliduar “miqësinë me vëllezërit ortodoksë, e cila hapi një rrugë, që mund të lindte vëllazërimin e dëshiruar ndërmjet njerëzve dhe bashkësive”. Ati i Shenjtë i nxiti katolikët bullgarë të jenë njëlloj të guximshëm si ky njeri i Zotit.

Vizita në Shqipëri – e para në Evropë

Papa Francisko në Shqipëri, 2014
Papa Francisko në Shqipëri, 2014

Më 21 shtator 2014 realizoi vizitën e parë në Evropë në Tiranën e Shqipërisë, ku mbajti edhe një meshë solemne në Sheshin Nënë Tereza, një fjalim dhe takim në Presidencë dhe shëtitje shenjtëruese në bulevardin e kryeqytetit mes mijëra pjesëmarrësve dhe besimtarëve. Papa u prit nga kryeministri Edi Rama, dhe nga ish presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.

“Nënë Tereza është bijë e madhe e këtyre trojeve. Paqe në shtëpitë tuaja!”, kështu është lutur Papa Franciskos në Tiranë.

Ardhja Papës ndryshoi shumë tradita në Vatikan, që prej inaugurimit të tij

Papa Francisko apo Jorge Mario Bergoglio, më 17 dhjetor 1936, është papa i 266-të i Kishës Katolike, i zgjedhur më 13 mars 2013. Në këtë rol, ai është edhe udhëheqësi i Kishës Katolike, edhe sovran i qytetit të Vatikanit. Papa Francisko mban në gishtin e tretë të dorës së djathtë një unazë, e cila është simbol i fuqishëm i autoritetit të Papës. Të puthësh unazën është një rit ose zakon për katolikët, gjë të cilin ai diti ta shkeli herë e fundit në mars të 2019-s Unazën e Peshkatarit – çfarë simbolizon fundin e papatit të tij.

Papa Francisko i parë u zgjodh në krye të Kishës pas dorëheqjes së Benediktit XVI, i cili ishte i pari Papë që dorëzoi detyrën e tij në më shumë se 600 vjet. Ai citoi problemet shëndetësore për këtë zgjedhje.

Kisha Katolike në Shkup
Kisha Katolike në Shkup

Gjatë inaugurimit të Papa Franciskos, atij iu dorëzua unaza apo “unaza e peshkatarit” dhe iu bë e njohur e njohur stema e tij. Sipas traditës, “unaza e peshkatarit”  e cila përdoret edhe si vulë nga Papa, është prej ari dhe kur një Papë vdes, ose jep dorëheqjen si në rastin e fundit të Benediktit të 16-të, unaza thyhet. Por këtë Papa Francisko e ka ndryshuar. Pas kryqit prej hekuri që mban në qafë, Papa në dorën e majtë do të mbajë një unazë jo prej ari, por prej argjendi të larë me ar, dhe në të do të jetë gdhendur Shën Pjetri me çelësat, e cila është vepër e një skulptori të njohur, Enriko Manfrini, i cili ka vdekur në vitin 2004, por që e kishte lënë këtë model unaze pranë mjeshtrit për celebrimet liturgjike të Vatikanit.

Për sa i përket stemës, Papa Francisko ka vendosur të mbajë atë që kishte, kur ishte kryepeshkop. Në të lexohet “Miserando atque eligendo”, që në shqip do të thotë “E pa me mëshirë dhe e zgjodhi”, frazë e marrë nga ungjilli i Mateos.

Nga viti 1998 dhe deri në zgjedhjen e tij si papë, ai shërbeu si Kryepeshkop i Buenos Airesit dhe u bë kardinal në vitin 2001 nga Papa Gjon Pali II. Francisko është i pari jezuit dhe i pari amerikano-latin që zgjidhet papë. Ai është gjithashtu papa i parë jo-europian në 1200 vitet e fundit.

Sot, në Koncistorin e zakonshëm publik, Papa Francisko ka 14 kardinal të rinj. Histori, kjo, e kardinalatit, që ka origjinë të largët në kohë. Fjala vjen nga “cardine”, “menteshë” – domethënë, pika ku hapet porta. Roli i kardinalëve lidhet ngushtë jo vetëm me zgjedhjen e Papës. Kardinalët janë bashkëpunëtorët më të ngushtë të Atit të Shenjtë në rolin e tij si bari i Kishës universale, siç na e shpjegon Kodi i së Drejtës Kanonike lidhur me këtë rol.

Në Kishën e lashtë Papa kishte si bashkëpunëtorë meshtarë, që kujdeseshin për kishat më të vjetra të Romës; diakonë, që mbarështonin Pallatin e Lateranit dhe shtatë departamentet e Romës si edhe ipeshkvijtë e dioqezave pranë Romës. Prej këndej, origjina e kardinalëve dhe e tre urdhrave: kardinali ipeshkvij, kardinal meshtarë dhe kardinal diakonë. Kardinalët e rinj krijohen në Koncistor. Koncistorët janë takime të Kolegjit Kardinalor. Konklavi është mbledhja e kardinalëve, për të zgjedhur Papën. Ndërsa në shekujt e parë numri lëkundej ndërmjet 20 e 40 kardinalëve, nën papninë e Sikstit V, në vitin 1586, arriti në 70 e, së fundi, nën Palin VI, në 120. Numër ky, i konfirmuar, me pak ndryshime, edhe nga pasardhësit. Para koncistorit të sotëm, kardinalët ishin 212, 114 zgjedhës e 98 jo zgjedhës. Sot këtij numri iu shtuan 14 kardinalë të rinj, nga të cilët, 3 jo zgjedhës. Kardinalët e sotëm vijnë nga të pesë kontinente, saktësisht nga 83 vende.

Shenjat simbolike të krijimit kardinalor janë dorëzimi i një kishe të Romës (Titulli ose diakonia), unaza, në përdorim që nga shekulli XII, dhe kësula  e kuqe. Ngjyra e veshjes kardinalore, ngjyrë gjaku, është simbol i gatishmërisë për t’u martirizuar  për Krishtin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button