Haradinaj uron komunitetin goran

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka uruar këto momente komunitetin goran me rastin e 6 Majit, ditës së tyre.

“Në gjithë rrugëtimin si shtet, Kosova ka qenë shembull i bashkëjetesës, tolerancës dhe ndarjes së vlerave të përbashkëta”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.

“Komunitetit Goran në Kosovë, i urojmë ditën e tyre 6 majin, me besimin dhe zotimin se institucionet e vendit do të trajtojnë dhe respektojnë me kujdesin maksimal, të drejtat e këtij komuniteti dhe të gjitha komuniteteve që jetojnë në vend”.

“Sepse Kosova është shtëpia e të gjithëve!”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button