Zorana Mihajloviq: Kosova nuk u mjaftua me taksën, tani kërkon Tribunal kundër krimeve serbe

Zëvendëskryeminsitrja serbe Zorana Mihajloviq ka reaguar në lidhje me iniciativën e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veselit për formimin e një Tribunali kundër krimeve serbe të kryera ndaj shqiptarëve në Kosovë

Mihajloviq ka thënë se kjo është një tjetër dëshmi se politikanët nuk janë në gjendje të bëjnë asgjë për një të ardhme më të mirë për rajonin, njofton Klan Kosova.

”Prishtina e rimori të gjithë rajonin në të kaluarën kur është fjala për liritë ekonomike, futja e taksës e që është kundër të gjitha rregullave të botës së qytetëruar”.

Siç shkruan Tanjug, sipas Zorana Mihajloviq përmes këtij Tribunali, Kosova po tenton të krijojë një histori të rrejshme.

”Taksa nuk ishte e mjaftueshme për ta dhe tani ata duan të krijojnë një histori të rrejshme që do të fshehte të vërtetën për vrasjen dhe dëbimin e serbëve nga Kosova dhe shkatërrimin e kishave dhe manastireve serbe”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button