Pacolli: Miqtë nga SHBA çdoherë në secilën shtëpi në Kosovë janë si në shtëpinë e tyre

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka pritur sonte mysafir gjeneralin amerikan Timothy Orr dhe delegacionin nga shteti amerikan i Iowa-s.

Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “miqtë nga SHBA çdoherë në secilën shtëpi në Kosovë janë si në shtëpinë e tyre”, transmeton Klan Kosova.

Postimi i Pacollit:

“Sonte, në iftarin e parë të muajit të madh të Ramazanit, kisha nderin qe ta kem mysafir Gjeneralin amerikan Timothy Orr dhe delegacionin nga shteti amerikan i Iowa-s. Miqtë nga SHBA çdoherë në secilën shtëpi në Kosovë janë si në shtëpinë e tyre”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button