Gjermania nuk dënoi sulmet izraelite në Gaza

Gjermania nuk ka dënuar përdorimin e tepruar dhe joproporcional të forcës nga Izraeli kundër civilëve gjatë fundjavës në Rripin e Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e qeverisë gjermane, Ulrike Demmer, në një konferencë për media tha se Izraeli kishte të drejtën e “vetë-mbrojtjes” dhe t’u përgjigjet në mënyrë të përshtatshme sulmeve me raketa nga territori palestinez.

Demmer shprehu shpresë se armëpushimi që filloi sot herët do të respektohet.

Që nga e shtuna, 24 palestinezë, duke përfshirë dy gra shtatzëna dhe dy të mitur, ranë dëshmorë dhe mbi 100 të tjerë u plagosën nga sulmet ajrore izraelite.

Përshkallëzimi i situatës në Rripin e Gazës nisi të premten kur katër palestinezë ranë dëshmorë, përfshirë një të ri dhe 51 të tjerë u plagosën në sulmet e ushtrisë izraelite ndaj vendeve të lidhura me Hamasin dhe nga një sulm në një tubim të organizuar kundër pushtimit të Rripit të Gazës.

Sulmeve izraelite iu kundërpërgjigjën fraksionet e rezistencës palestineze, duke lëshuar, sipas Izraelit, 600 raketa drejt vendbanimeve izraelite dhe duke lënë të vdekur katër persona.

Sulmet ajrore po ashtu goditën ndërtesën ku ndodheshin edhe zyrat e Anadolu Agency (AA), duke shkaktuar reagimin e organizatave ndërkombëtare të medias të cilat dënuan këtë veprim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button