Ramazani dhe higjiena orale – Gjithçka që duhet të dini

Muaji i agjërimit apo Ramazani është i obligueshëm për të gjithë myslimanet që ndihen të  shëndoshë psiqikisht dhe fizikisht me përjashtime (të fëmijëve, shumë të moshuarve, të sëmurëve, të çrregulluarve psikik, femrave gjatë ciklit menstrual, grave shtatzëna dhe nënat e të porsalindurve, udhëtarëve në qoftë se duan).

Kuptimet dhe vlerësimet e gabuara ndaj punës së mjekëve e komprometojnë trajtimin dhe mundësinë për t`ju siguruar shërbim më të mirë pacientëve. Shumë besimtarë mysliman gabimisht i perceptojnë shërbimet në klinikat dentare duke qenë të bindur se u prishet agjërimi.

Më poshtë do ti shpjegojmë disa lloje të intervenimeve apo trajtimeve dentare të cilat lejohen apo jo gjatë muajit të Ramazanit.

Shkruan: Msc.D-r. Arif Arifi

Medikamentet orale

Pacienti që agjëron nuk duhet të marrë medikamentet përmes gojës. Nëse pacienti sëmuret gjatë agjërimit është e lejuar të ndërpritet agjërimi, sepse sipas ligjit Islamik ruajtja e jetës është prioriteti më i madh.

Larja e gojës, dhëmbëve dhe higjiena orale

Hlorheksidini llogaritet si shpëlarës antiseptik më i preferuar. Gjatë agjërimit goja thahet dhe ka gjasa të vijë erë nga goja, prandaj është e lejuar të përdoret por me kusht që të mos shkojë deri ne fyt apo të gëlltitet.
Pastat për dhëmbë janë të lejuara (me kusht të mos gëlltitet). Pastrimi profesional i gurëve dhe pllakut dentar ne klinikat dentare gjithashtu është i lejuar. Detyra e stomatologëve është që ti përkujtojnë pacientët që medoemos të lajnë dhëmbët pas syfyrit dhe pas iftarit.

Aplikimi i fluorideve

Aplikimi i preparateve fluorike përdoret shpesh për prevenimin e kariesit dhe dhëmbëve të ndejshëm; është e lejuar të përdoret por me të njëjtin kusht që te mos shkojë deri ne fyt apo të gëlltitet.

Mbushja e dhëmbëve dhe medikamentet pulpare

Mbushja e dhëmbëve në asnjë mënyrë nuk pengon agjërimin, përveç asaj që pacienti duhet të ketë kujdes që ujin ta pështyjë dhe të mos e gëlltit. Medikamentet që vendosen mbi ose në pulpë për trajtimin e pulpiteve si: kalcium hidroksid, ledermix, jodoform pastë apo medikamente për mbytjen e nervit janë të lejuara dhe nuk pengojnë agjërimin.

Kujdesuni për dhëmbët e juaja

Xhelet dhe bonbonet

Xhelet intra-orale dhe bonbonet shpesh jepen për ulcerat, kandidijazë apo stomatite protetike. Këto lloj medikamentesh prishin agjërimin dhe sugjerohet që pacientët ti marrin pas agjërimit.

Rastet urgjente në stomatologji

Rastet urgjente të cilat mund të ndodhin si shoku anafilaktik, astma, sulmet kardiake, sulmet epileptike, hipoglikemia, sinkopa etj, janë gjendje ku pa përjashtime është i nevojshëm aplikimi i medikamenteve. Ligjet Islamike janë shumë të qarta; një ndër arsyet për prishjen e agjërimit është rreziku për jetë, kështu që nëse një person ka gjendje të tillë është e ndaluar me ligj Islamik të vazhdohet agjërimi.

Ekstrakcioni i dhëmbëve dhe injektimi

Gjatë ekstrakcionit të dhëmbit ka gjakderdhje dhe pacienti duhet të ketë kujdes që të mos ti shkojë gjaku në fyt apo të gëlltit atë. Me ekstrakcionin e dhëmbit prishet abdesi por jo dhe agjërimi.
Injektimi i anestezionit është i lejuar për shkak se nuk ka përmbajtës ushqyes dhe energjik dhe e njëjta vlen edhe për injeksionet intramuskulare dhe intravenoze përderisa u përmbahen këtyre kritereve.
Vendosja e sfungjerëve në alveolë të tharë pas ekstrakcionit është e lejuar gjithashtu dhe nuk pengon agjërimin.

Megjithatë së fundmi , disa pacientë nuk janë të gatshëm ti kryejnë procedurat dentare për shkak të bindjeve dhe perceptimeve të ndryshme që nuk do të thotë që duhet të ndeshen bindjet e kundërta, por detyra e stomatologëve është që ti edukojnë pacientët e tyre dhe tu jenë në ndihmë atëherë kur është e nevojshme.

LEXO: Zbardhimi i dhëmbëve me qymyr druri të aktivizuar: Pse funksionon dhe si ta bëni atë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button