Nesër do të jetë ditë jo pune edhe për çerdhet dhe shkollat e mesme dhe fillore në Shkup

Mbështetur në vendimin e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut se dita e nesërme, 7 maji (e martë) do të jetë ditë jo pune për të gjithë të punësuarit në administratën publike dhe shtetërore në territorin e Qytetit të Shkupit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se ky vendim ka të bëjë edhe me shkollat fillore dhe të mesme të cilat janë në territorin e Qytetit të Shkupit, përcjell Portalb.mk. 

Nga Ministria njoftojnë se në mënyrë plotësuese do të caktohet dita se kur do të zëvendësohet dita e nesërme.

Ndërkaq edhe nga Ministria për punë dhe politikë sociale kanë njoftuar se nesër do të jetë ditë jo pune edhe për të gjitha Kopshtet për fëmijë në territorin e Qytetit të Shkupit.

Nga Qeveria u kanë rekomanduar edhe kompanive private, posaçërisht atyre në pjesën qendrore të qytetit që ta pranojnë vendimin dhe kjo ditë të jetë ditë jo pune edhe për të punësuarit në këtë sektor dhe në këtë mënyrë do të japin kontributin e tyre në organizimin e përmbajtjes programore nga vizita e Papa Franciskut.

LEXO: Papa në RMV: Nesër ditë jopune në Shkup, ja rrugët dhe bulevardet që do të bllokohen (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button