Aleanca për shqiptarët ka uruar fitoren e Pendarovskit

Partia Aleanca për shqiptarët përmes një kumtese për media i falënderoi qytetarët që shprehën sovranitetin në formën e tyre si dhe uroi Stevo Pendarovskin për fitoren e djeshme, përcjell Portalb.mk.

“Demokracia është vullnet shumice në duart e sovranit, e tillë ishte edhe zgjedhja e djeshme e Presidentit të shtetit. Ne urojmë të gjithë qytetarët që shprehën sovranitetin e tyre, gjithsecili në formën e vet. Në fund të fundit kjo është demokracia. Ndërsa z. Pendarovski i urojmë  zgjedhjen për President të RMV. Urojmë që ky institucion të frymojë në frymën e realitetit etnik që ka RMV dhe ti jepen fund njëherë e përgjithmonë praktikave të deritanishme”, thuhet në njoftimin për media nga Aleanca për shqiptarët.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button