Mançevski: Administratorët që marrin rroga dhe rrinë në shtëpi do të përfshihen në “fshesën”

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski sot ka premtuar se në fund të këtij viti do të vijojnë rezultatet konkrete në riorganizimin e tërë sistemit, për çka do të debatohet me opozitën për të marrë mbështetje që kjo mos të interpretohet si revanshizëm politik, njofton Portalb.mk.

“Është më e rëndësishme që qytetarët të marrin shërbime, e jo sa institucione ka dhe si janë ato të shpërndara. Megjithatë, edhe në atë pjesë, së bashku me Bashkimin Evropian, po punojmë në një IPA projekt për riorganizim dhe optimizim të institucioneve të sektorit publik. Kjo do të kërkojë konsensus dhe do të punohet së bashku me opozitën dhe të gjitha partitë politike. Nëse s’kemi debat të gjerë dhe mbështetje nga të gjithë, ajo do të interpretohet menjëherë si revanshizëm politik nga partitë e opozitës. Në këtë proces duhet të hyjmë me shumë kujdes, me analiza serioze, me ekspertizë të jashtme, siç po bëjmë për momentin, dhe në fund të vitit me rezultate të dukshme – tha Mançevski.

Man[evski ka paralajmëruar se administratorët që marrin rroga dhe rrinë në shtëpi, dhe për të cilët gati dy vjet nuk ka vendim, do të përfshihen në “fshesën”.

Ai sqaroi se në administratë, gjegjësisht në ministritë ku është drejtuar fokusi dhe barra e reformave punojnë mezi 4 000 persona. Me një pjesë e madhe e sektorit publik janë institucionet arsimore, ndërmarrjet publike, shoqatat aksionare, qytetarët edhe s’kanë shumë kontakt në aspektin e kërkimit të shërbimeve. Prandaj nuk është e thjeshtë. Në organet administratës shtetërore të cilat e kanë barrën më të madhe ka mungesë të njerëzve, ndërsa në sektorin publik tashmë ka kaos të madh dhe për këtë arsye na duhet analizë serioze të cilën jemi duke e bërë, e cila do t’i prezantohet publikut, nuk do të jetë fare befasi për askënd dhe do të debatohet para se të merret vendimi”, tha Mançevski.

Ndryshe, Mançevski sot tha se do të respektojë çdo vendim eventual që edhe ai të përfshihet me “fshesën” të zyrtarëve qeveritarë të cilën para pak kohësh e paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev

Kryeministri Zaev sot konfirmoi se pas zgjedhjeve presidenciale do të ketë ndryshime për të mënjanuar dobësitë në pushtetin ekzekutiv, duke filluar nga Qeveria, zëvendës ministrat, sekretarët shtetërorë, vertikalisht në institucionet shtetërore, ndërmarrjet publike, shoqatat aksionare në pronësi të shtetit, por edhe në LSDM.

Ai njoftoi se njëkohësisht do të bëjë ndryshime edhe në vendin tjetër ku ai është kompetent si kryetar i LSDM-së. Ai shtoi se në vendin e tyre, do të vijnë kuadro të reja të cilët do të duhet të nxjerrin mësime, për të mos i përsëritur gabimet e njëjta si ato të mëparshmet si dhe të tregojnë rezultate edhe më të mëdha se ato më parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button