Mançevski do të pajtohet nëse Zaev e përfshin edhe atë “fshesën”

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski thotë se do të respektojë çdo vendim eventual që edhe ai të përfshihet me “fshesën” të zyrtarëve qeveritarë të cilën para pak kohësh e paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

“Vendimi absolutisht i takon atij. Çfarëdo që të vendosë absolutisht jam dakord me vendimin”, tha Mançevski, kur iu përgjigje pyetjes nëse ai mendonte që ”fshesa” do të fillojë pikërisht nga ai, për shkak të vlerësimeve të publikut se s’ka reforma në administratë.

Sipas tij, me “fshesën” absolutisht do të përfshihen punonjësit e administratës të cilët nuk shkojnë në punë, ndërsa marrin rrogë.

Mançevski thotë se është subjektive për të thënë se sa është i kënaqur nga puna e tij, mendon se gjithnjë mund të jetë më mirë dhe se gjykimi i qytetarëve është kryesori.

Ndryshe, kryeministri Zaev sot konfirmoi se pas zgjedhjeve presidenciale do të ketë ndryshime për të mënjanuar dobësitë në pushtetin ekzekutiv, duke filluar nga Qeveria, zëvendës ministrat, sekretarët shtetërorë, vertikalisht në institucionet shtetërore, ndërmarrjet publike, shoqatat aksionare në pronësi të shtetit, por edhe në LSDM.

Ai njoftoi se njëkohësisht do të bëjë ndryshime edhe në vendin tjetër ku ai është kompetent si kryetar i LSDM-së. Ai shtoi se në vendin e tyre, do të vijnë kuadro të reja të cilët do të duhet të nxjerrin mësime, për të mos i përsëritur gabimet e njëjta si ato të mëparshmet si dhe të tregojnë rezultate edhe më të mëdha se ato më parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button