Komisioni i Antikorrupsionit do të ngrejë procedurë kundërvajtësve kundër drejtorit të AUV-së

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit vendosi të ngrejë procedurë  kundërvajtëse kundër drejtorit të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari për shkak shkeljes së dispozitës “8 a” të Kodit zgjedhor me miratimin e vendimit për ndërprerje të marrëdhënies së punës në miratimin e vendimit për shpallje të zgjedhjeve presidenciale, transmeton Portalb.mk.

Siç u theksua në seancën e sotme të Komisionit, në pajtim me ligjin nuk mund të fillojë procedurë për punësimin e personave të ri ose për ndërprerje të marrëdhënies së punës në institucionet shtetërore nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri në mbarim, ndërsa procedurat e filluara vendosen në pushim.

Për gjobën parashihet gjobë prej 1.000 deri në 2.000 euro në kundërvlerë denari.

LEXO: Aktpadi dhe kallëzim penal për drejtorin dhe të gjithë anëtarët e Këshillit të ASHMAA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button