Do të ndërtohet rrugë e re ekspres nga Manastiri drejt Greqisë për dalje në detin Jon

Pas disa vitesh paralajmërime, shteti përfundimisht ka vendosur të fillojë projektimin e rrugës së re ekspres nga Manastiri deri në kufirin Maqedoni-Greqi. Greqia qysh para disa vitesh e ka ndërtuar rrugën e re ekspres deri në kufi dhe po pret që autoritetet e Maqedonisë të përfundojnë punën e tyre për të vënë në funksion Korridorin Pan-Evropian 10d. Rruga e ardhshme ekspres nga Manstiri në Mexhitli duhet të sigurojë lidhje të shpejtë të vendit tonë me portin Igumenicë në detin Jon, por dhe kohë më të shkurtër të udhëtimit nga rajoni i Pellagonisë në Selanik, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Është nënshkruar kontratë me një shtëpi projektuese, për projektim të seksionit të cituar me afat të përfundimit deri 28.08.2021, periudhë kohore në të cilën duhet të kompletohet dokumentacioni i përgjithshëm i projektit”, thonë për “Meta” nga Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore.

Projektuesi do të duhet në pako të përfundojë projektin ideor, infrastrukturor dhe projektin bazë, pas çka shteti do të jetë në gjendje që drejtpërdrejt të fillojë me ndërtimin e rrugës.

Gjatësia e planifikuar e rrugës ekspres është rreth 20 km, e aty automjetet do mund të lëvizin me shpejtësi deri në 130 kilometra në orë. Lidhja e ardhshme rrugore midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë do të ketë dy korsi dhe një korsi ndihmëse për të ndaluar, me gjerësi të përgjithshme prej 11.4 metra. Vlera e investimit duhet të përcaktohet më vonë me përfundimin e fazës së projektimit, pas çka qeveria do të duhet të gjejë mjetet për realizimin e projektit.

Nga ana e kufirit në e Maqedoni, rruga e ardhshme Manastir-Mexhitli do të duhet të lidhet me rrugën e re ekspres Gradsko – Prilep, e cila është në ndërtim e sipër. Projekti do të përfshijë edhe ndërtimin e një unaze të re rreth Manastirit. Në territorin grek, rruga e ardhshme do të lidhet me autostradën A27, e cila është degë e “Egnatia Odos”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button