Zaev fillon analizën për të përcaktuar pikat e dobëta në Qeveri dhe LSDM

Kryeministri Zoran Zaev sot konfirmoi se pas zgjedhjeve presidenciale do të ketë ndryshime për të mënjanuar dobësitë në pushtetin ekzekutiv, duke filluar nga Qeveria, zëvendës ministrat, sekretarët shtetërorë, vertikalisht në institucionet shtetërore, ndërmarrjet publike, shoqatat aksionare në pronësi të shtetit, por edhe në LSDM, transmeton Portalb.mk.

“Nga sot do të filloj të bëj analiza, sigurisht në konsultime të caktuara me bashkëpunëtorët e parë, për shkak se gajreti dhe shqetësimi është kryesisht imi. E dini që zgjedhjet duhet të përmbyllen, me shpallje zyrtare nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve me vetë raportin, që pastaj të fillojmë me këto procedura. Unë jam kompetent për pushtetin ekzekutiv dhe këtu do të ketë ndryshime”, deklaroi Zoran Zaev në Qeveri, duke iu përgjigjur një pyetjeje për “fshesën” e paralajmëruar pas zgjedhjeve.

Ai njoftoi se njëkohësisht do të bëjë ndryshime edhe në vendin tjetër ku ai është kompetent si kryetar i LSDM-së.

“Synojmë që edhe këtu të bëjmë ndryshime të caktuara, me bartës të caktuar të funksioneve, në nivel lokal dhe qendror, të gjithë së bashku. E kam ndërmend për shkak se partia e ka marrë përgjegjësinë që nëpërmjet organeve të partive politike dhe përmes organeve dhe trupave të shtetit, para së gjithash Parlamenti, i cili i zgjedh zyrtarët e qeverisë, brenda një kohë sa më të shpejtë të bëhen ndryshimet, sepse është koha për punë. Vendi ka një president, erë në shpinë dhe në velat tona i morëm të gjitha dhe ajo që duhet të bëhet tani është ndërrimi i disa strukturave menaxhuese, zyrtarë të caktuar të cilët kanë treguar dobësi”, tha Zaev pas pranimit në Qeveri me rastin e Ditës së gjuhës maqedonase.

Ai shtoi se në vendin e tyre, do të vijnë kuadro të reja të cilët do të duhet të nxjerrin mësime, për të mos i përsëritur gabimet e njëjta si ato të mëparshmet si dhe të tregojnë rezultate edhe më të mëdha se ato më parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button