MOST: Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale kaloi në mënyrë të drejtë dhe demokratike

Vlerësimi preliminar i Asociacionit Civil “MOST” është se edhe në rrethin e dytë të zgjedhjeve për president të shtetit, qytetarët edhe këtë herë në numër të nevojshëm, lirshëm dolën ta japin votën e tyre, ndërsa votimi është zbatuar në atmosferë të drejtë dhe demokratike, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë ditës së zgjedhjeve janë vërejtur vetëm disa raste të izoluara të parregullsive të cilat nuk kanë ndikuar në kualitetin e procesit zgjedhor”, theksoi kryetari i MOST, Darko Aleksov.

Ai theksoi se Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka vepruar në katër ankesat që i ka ngritur VMRO-DPMNE-ja në lidhje me keqpërdorimet potenciale të resurseve shtetërore ku me bazë i ka refuzuar të gjitha ankesat.

Siç theksoi Aleksov, MOST e ka përshëndetur sjelljen e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit në këto zgjedhje.

MOST e përsërit rekomandimin që në kohë sa më të shpejt institucionet kompetente t’i mënjanojnë problemet shumëvjeçare sistematike në udhëheqjen dhe azhurnimin e Listës zgjedhore, edhe pse në këto zgjedhje nuk është vërejtur numër më i madh i votuesve të cilët nuk mundën të gjinden në Listën zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button