Gjyqtarët e lartë do të diskutojnë për burgimin e Gruevskit

Gjykata Penale në Shkup konfirmoi se deri te gjykata më e lartë i ka parashtruar aktet e lëndës “Tank”, në të cilin me dy vjet burg u dënuar ish-kryeministri tani refugjat, Nikolla Gruevski për blerjen e “mercedesit”. Kjo do të thotë se Gjykata Supreme tani do të jetë në gjendje ta shqyrtojë ankesën e avokatëve të Gruevskit, për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit me të cilin ishte dënuar Gruevski, transmeton Portalb.mk.

“Duke pasur parasysh se më në fund janë krijuar kushte për të vepruar për këtë lëndë dhe në bazë të mjetit të jashtëzakonshëm juridik, të parashtruar paraprakisht, nga mbrojtësit e të pandehurit N.G., lënda “Tank”, së bashku me aktet nga procedura e veçuar, menjëherë janë dorëzuar për veprim kompetent në Gjykatën Supreme të RMV” informon Gjykata Penale.

Gjykata Supreme pesë muaj nuk mund ishte në gjendje të vendosë për ankesën e të arratisurit dhe të dënuarit Nikolla Gruevski, për shkak se aktet e lëndës “Tank”, në procedurën e veçuar për ish-ministren Gordana Jankullovska ishin dorëzuar për vendim në Gjykatën e Apelit në Shkup. Ndaj kësaj reaguan avokatët me pretendim për pengim të drejtësisë. Nga Gjykata penale në Shkup shpjeguan se ankesa e Jankullovskës, që është mjet i rregullt juridik, ka prioritet para mjetit të jashtëzakonshëm që e ka parashtruar Gruevski.

Për Gruevskin, Gjykata me kërkesë të PSP caktoi paraburgim për disa raste që i përfaqëson ajo, duke përfshirë “Titaniku”, “Trajektorja”, “TNT”, “Taliri”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button