Inaugurimi i presidentit të ri, Stevo Pendarovski do të mbahet më 12 maj

Seanca kuvendore në të cilët do të inaugurohet presidenti i ri i Republikës së Maqedonisë s Veriut, Stevo Pendarovski do të mbahet më 10 maj, konfirmojnë nga Kuvendi. Pendarovski do të mbajë deklaratën solemne me të cilën edhe zyrtarisht do ta fillojë mandatin dhe do të bëhet presidenti i pestë i shtetit, transmeton Portalb.mk.

Pendarovski, i cili është përkrahur nga LSDM-ja dhe koalicioni, në rrethin e dytë të djeshëm nga zgjedhjet presidenciale fitoi 436.212 vota ose 51.66% të votave të qytetarëve që dolën nga votimi. Kandidatja tjetër, Gordana Siljanovska-Davkova i cila është përkrahur nga partia e VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni fitoi 377.713 vota ose 44.73 për qind. Fluksi i votimeve ka qenë 46.70 për qind.

Para Pendarovskit, funksionin e presidentit n Republikën e Maqedonisë së Veriut e kanë kryer Kiro Gligorov, Boris Trajkovski, Branko Cervenkovski dhe në dhjet vitet e fundit, në dy mandate Gjorge Ivanov, nga i cili Pendarovski do ta marrë funksionin.

Inaugurimi i presidentit Ivanov në Kuvend u bë më 12 maj të vitit 2014.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button