RMV-ja e gatshme për ta pritur në vizitë Papa Franciskon (FOTO+VIDEO)

Republika e Maqedonisë së Veriut (RMV) është e gatshme të pres në vizitë historike, përfaqësuesin e lartë të Vatikanit, Papa Franciskon. Kështu deklaruan sot, sekretari gjeneral përgjegjës për vizitën, Viktor Dimovski, dhe sekretarët shtetëror të Ministrisë së Shëndetësisë, Vlladimir Milloshev dhe i Ministrisë për Punë të Brendshme (MPB), Toni Angellovski, transmeton Portalb.mk.

Shtepia memoriale “Nënë Terezë”

Deri sa në Qendrën Mediale bëheshin përgatitjet për konferencën, rrugët e Sheshit “Maqedonia” – Shkup gumëzhinin nga turistë, fotoreporterë, kameramanë dhe gazetarë të huaj dhe vendas të cilët shiheni vende-vende deri sa incizonin rrugët e barrikaduara dhe shtëpinë memoriale të nobelistes me prejardhje shqiptare, Anjezë Gonxhe Bojazhiu, Shtëpinë “Nënë Tereza”.

Në rrugët e Sheshit të Shkupit do të ketë zona, në të cilat mund të qëndrojnë edhe qytetarët të cilët nuk kanë bileta. Pritet që nesër në Shkup të qëndrojnë mbi 15 mijë qytetarë, por edhe përfaqësues shtetëror edhe shpirtëror të shteteve të rajonit dhe me gjerë. Që dita e nesërme të kalojë mirë, është mirë që qytetarët nesër t’i lenë veturat në shtëpi, dhe për në punë të shkon me transport publik, me biçikletë apo edhe në këmbë.

“Jemi të përgatitur për vizitën e nesërm të udhëheqësit të Vatikanit, Papa Franciskos. Vizita e tij në këtë moment kur shteti ynë hapëron drejt rrugës së integrimit evropian dhe atlantik, dhe kur aktivitetet reformuese i japin rezultate e para të dukshme, kjo e përmbush në mënyrë shtesë kohezionin e brendshëm dhe e fuqizon bashkëjetesën, bart porosi për paqe dhe solidaritet. Këtë vizitë e shohim si një mundësi për njohje rajonale dhe për rolin që shteti ynë e ka në këto procese. Me këtë apeloj deri te të gjithë qytetarët, të na bashkohen në rrugët e qytetit, që ta përshëndesim dhe ta presim, ta tregojmë respektin tonë, por edhe bashkëjetesën tonë”, tha Dimovski.

Nga e majta: Milloshev - Dimovski - Angellovski
Nga e majta: Milloshev – Dimovski – Angellovski

Meqë paraprakisht Ministria e Shëndetësisë rekomandoi që qytetarët do shërbimet mjekësore gjatë ditës së vizitës së Papës do t’i marrin në dy spitalet, Spitali “8 Shtatori” dhe të Spitali “Shën Naumi”, sot sekretari shtetëror i këtij dikasteri tha se ekipet mjekësore do t’u përgjigjen të gjitha nevojave shëndetësore të qytetarëve dhe turistëve.

Kjo do të thotë se në Qendrën Klinike, nga sot, 6 maj 2019, duke filluar nga ora 18:00, deri nesër, 7 maj 2019, deri në ora 18:00 nuk do t’u lejohet parkim dhe hyrje të veturave private, dhe në hapësirën e Qendrës Klinike do të mund të qarkullojnë vetëm veturat e Ndihmës Mjekësore të Shpejtë.

“Të gjithë qytetarët do t’i marrin shërbimet dhe intervenimet mjekësore në kohë. Ekipet mjekësore do t’u përgjigjen në mënyrë adekuate nevojave të qytetarëve dhe turistëve. Sipas këtij plani, Qendra Klinike në Shkup do t’u përshtatet standardeve të veçanta ndërkombëtare, të cilat zbatohen nga të gjitha shtetet që i viziton Papa, që sa më shpejtë t’u përgjigjet nevojave të delegacionit të udhëhequr nga Papa”, tha Dimovski.

Kjo nuk do të thotë se Qendra Klinike do të jetë e mbyllur, por për shkaqe të sigurisë së lartë, rekomandohen dy spitalet e lartpërmendura. Klinika Gjinekologjike dhe ajo Pediatrike në Qendrën Klinike do të jenë të qasme, por vetëm nga hyrja e pasme e Qendrës Klinike.

Terminët për kontrolle për nesër janë anuluar

Siç njoftoi sekretari shtetëror i Ministrisë së Shëndetësisë, terminët shëndetësor të anuluar në Qendrën Klinike, do të ricaktohen prej 8 majit, e mërkurë. Terminet e reja në të cilat mund të planifikohen kontrollet e reja, do të njoftohen nëpërmjet sistemit elektronik “Termini im”.

Sipas zëdhënësit të MPB-së, Toni Angellovski rregullat e veçanta të cilat do të vlejnë atë ditë, kanë për qëllim rritjen e sigurisë.

“Rregullat e veçanta, kanë për qëllim të sigurojnë të gjitha masat e sigurisë, si dhe të mundësojnë lëvizje optimale të qytetarëve”, tha Angellovski, i cili demantoi disa media se nëse qytetarët nuk posedojë dokument identifikimi ditën e vizitë së Papës, do të arrestohen.

Nga ana tjetër, edhe sot, deri në ora 17:00 mund të merren biletat e rezervuara për meshën e shenjtë të Papës që do të mbahet nesër, 7 maj 2019, me fillim prej ora 11 në Sheshin “Maqedonia”.

LEXO: Papa në RMV: Qeveria rekomandoi qytetarët të nisen për punë 30 minuta më herët
LEXO: Ndalesat dhe rekomandimet gjatë vizitës së Papës në RMV

Përgatitjet

Përgatitjet

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button