(Video) Reali shkatërron 5-1 Deportivon

Reali i Madridit fiton moral në prag të Klasikes me Barcelonën në Kamp Nou javën e ardhshme. Kampionët e Spanjës shkatërruan në “Santiago Bernabeu” Deportivo La Korunjën 5-1 ku protagonist u bë portugezi Kristiano Ronaldo. 

Ishte Deportivo La Korunja ajo që shënoi e para në këtë ndeshje me anë të Rikit, i cili pasi kaloi Varan dhe Serxho Ramos e dërgoi topin në rrjetë. Reagimi i madrilenëve ishte i menjëhershëm dhe në minutën e 23, Di Maria fitoi një 11-metërsh i kthyer në gol nga Kristiano Ronaldo. 

Ky gol riktheu qetësinë në Bernabeu dhe Reali i Madridit shtoi sulmet në drejtim të portës së Deportivos. Nuk kaloi shumë dhe Di Maria i dha avantazhin skuadrës së tij pas një pasimi perfekt të Luka Modric. 

Të besuarit e Murinjos nuk e lanë me kaq. Në fundin e pjesës së parë Kristiano Ronaldo shënoi golin e tretë për Realin e Madridit. Recitali i madrilen vazhdoi edhe në pjesën e dytë dhe në një prej aksioneve të tij, ekipi merenges gjeti edhe golin e katërt autori i të cilit ishte mbrojtësi Pepe. 

Për të mbyllur festën madrilene mendoi Kristiano Ronaldo që shënoi golin e pestë për skuadrën e tij dhe të gjashtin personal në këtë sezon./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button