RMV, nuk ka rregullativë për menaxhim me zonat e ndotura

Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor përgatit ndryshime të Ligjit për ambient jetësor, përmes Regjistrit të vetëm nacional elektronik të rregullave. Nga Ministria thonë se problem kryesor për shkak të së cilit po orientohen në ndryshime dhe plotësime të Ligjit për ambient jetësor është mosekzistimi i dispozitave në ligjin me të cilin definohet, identifikohet dhe menaxhon rajoni në të cilin është konfirmuar ndotje e ambientit jetësor, transmeton Portalb.mk.

“Gjithashtu, në bazë të zbatimit të deritanishëm të dispozitave të ligjit me të cilat përshkruhet zbatimi i provimeve profesionale për vlerësim të ndikimit të projektit në ambientin jetësor, vlerësim strategjik i ambientit jetësor dhe veprim me mjetet për ftohje dhe/ose prodhime të cilat përmbajnë mjete për ftohje është parë nevoja nga precizimit të dispozitave n ligjit me të cilat rregullohet kjo çështje. Plotësisht, është konfirmuar nevoja edhe për precizimin dhe rregullimin e pjesës për përfitime për ambientin jetësor për rimëkëmbje më efikase, si dhe stimulim të sjelljes më ekologjike”, thonë nga Ministria.

Si qëllime kryesore të Ligjit të ri janë theksuar definimi, vendosja e sistemit për identifikim me zonat e ndotura  për shkak tejkalimit të ndikimeve negative në ambientin jetësor dhe shëndeti i njerëzve, përmirësimi dhe avancimi i procedurës për zbatim të provimeve profesionale për vlerësim të ndikimit të projektit në ambientin jetësor, vlerësim strategjik të ambientit jetësor për ftohje dhe qartësim dhe precizim të dispozitave për kompensime për mjedisin jetësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button