Qeveria me ligjin e ri do t’i mbyllë deponitë e egra dhe do ta rrisë riciklimin

Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor përgatit Ligj për menaxhim me mbeturinat, që do të vendoset sistem funksional për menaxhimin rajonal me mbeturina dhe ndërtim të deponive rajonale, ndërsa njëkohësisht do të mbyllen të gjitha deponitë jostandarte, transmeton Portalb.mk.  

Në publikimin e Regjistrit të vetëm nacional elektronik të rregullave thuhet se ligji i ri do të mundësojë mbledhje rajonale, transport, selektim, riciklim të mbeturinave si dhe tretman dhe shfrytëzim, me të cilën do të mundësohet shkalla e mbrojtjes së shëndetit të njerëzve dhe mbrojtje e ambientit jetësor, ndërsa e gjithë kjo do të jetë një hap para drejt mundësimit të ekonomisë qarkulluese për këtë sektor.

Si qëllim kryesor të vendimit të ri ligjor është theksuar mundësimi i kontrollit më të mirë ndaj ambientit jetësor nga aktivitetet në fushën e menaxhimit me mbeturina përmes uljes së deponive, gjegjësisht sasive të zvogëluara të mbeturinave të hedhura, ndërsa rritje të përpunimit dhe riciklimit të mbeturinave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button