Shqipëri, Masakër në taksi,3 të vdekur për motive xhelozie

Një ngjarje e rëndë u shenua në një fshat të Korçës ku mbetën të vrarë 3 persona. Gjithçka ndodhi në Podgorie brenda në një taksi. 

Policia tha se 57-vjeçari Viktor Rrodhani vrau fillimisht 40-vjeçarët Elda Cocka dhe Floridon Guri dhe me pas  vrau edhe veten. Ngjarja me motive xhelozie ndodhi rreth orës 19.00 të së dielës, ndersa policia i gjeti trupat e pajete brenda automjetit ne oren 20.30, në një rrugë mes malesh. 

Autoritetet thanë se 57-vjeçari kishte një lidhje dashurie me Elda Çoçken dhe fakti që ajo kishte nisur një lidhje tjetër me Florion Gurin shkaktoi zemërimin e Rrodhanit, i cili i ndoqi dhe i gjeti në çaste intime brenda taksisë se Gurit dhe i ekzekutoi me kallashnikov. 

Sipas informacioneve zyrtare, vrasësi pas krimit kishte telefonuar policinë dhe kishte treguar për ngjarjen. Por kur forcat e rendit shkuan në vendin e krimit, gjetën të vdekur edhe 57-vjeçarin që kishte qëlluar edhe mbi veten.  /portalb/
 

Lajme të ngjashme

Back to top button