Kosovë, Bisedimet në vitin 2013

Udhëheqësit e Kosovës dhe ata të Serbisë vështirë se do t’ia shtrijnë dorën njëri-tjetrit këtë vit. Burime nga Brukseli thonë se Baronesha Catherine Ashton po kërkon garanci nga palët, në mënyrë që procesi i bisedimeve të rezultojë i suksesshëm. Por, as Prishtina dhe as Beogradi nuk ia kanë mbushur mendjen në këtë pikë Shefes së diplomacisë europiane.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Dacic ka shumë pak mundësi të takohen brenda këtij viti.

Takimet e nivelit të lartë mes dy shteteve nuk pritet të ndodhin shpejt për shkak se Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Catherine Ashton nuk është e sigurt për rezultatin e bisedimeve, shkruan Express.

Burime nga Brukseli kanë thënë se as Thaçi dhe as Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, në takimet që kanë pasur me Baroneshën, nuk janë shprehur të gatshëm të hyjnë shpejt në bisedime. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button