Pendarovski: Do të jem president prej të cilit nuk do të turpëroheni (VIDEO)

Kandidati i përbashkët për president të shtetit Stevo Pendarovski, në daljen e parë para opinionit, falënderoi të gjithë qytetarët që sot bashkë dhanë votën e tyre për të ardhme e shtetit, njofton Portalb.mk.

Ai u betua se si president i ardhshëm do të bëj detyrën e tij me dinjitet dhe përkushtim.

“Kjo sot ishte Maqedonia jonë me dinjitet, ky ishte populli jonë i zgjuar, kjo fitore sot është para së gjithash e shumicës së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët pa dallim të përkatësisë etnike, politike apo cilës do përkatësie tjetër, u bashkuan dhe thanë bashkë përpara dhe asnjëherë më shumë regjim. Sot fituan qytetarët. Zyrtarisht dua të njoftoj se do të u shërbej me përkushtim të gjithëve. Dalja nga këto zgjedhje presidenciale nënkupton rrugë të garantuar përpara për të gjithë ne si njerëz, si familje si shtet në Bashkimin Evropian dhe në NATO, mes botës së zhvilluar dhe ekonomike ku edhe përkasim. Dolëm nga thellësia e errët dhe këtë përfitim ta rruajmë dhe zhvillojmë, por dalja në këto zgjedhje presidenciale është sukses edhe më i madh, pasi këto zgjedhje janë fitore e konceptit bashkë përpara dhe se vetëm bashkë mund të shkohet përpara, kjo është bileta jonë për në BE dhe NATO”, deklaroi Pendarovski menjëherë pas shpalljes së fitores si president i ardhshëm i shtetit.

Pendarovski u betua se do të jetë president i shtetit prej të cilit nuk do të turpërohen qytetarët as këtu e as jashtë vendit.

Në këtë paraqitje u drejtua edhe Kryeministri i vendit Zoran Zaev, i cili falënderoi të gjitha institucionet shtetërore për kryerjen e detyrës së tyre me profesionalitet, falënderoi të gjithë qytetarët që sot dolën për të dhënë votën e tyre në këtë proces zgjedhor të lirë dhe demokratik.

Zaev i uroi fitoren Pendarovskit duke i bërë thirrje që t’i mbrojë të gjithë qytetarët.

“Bëju i përkushtuar në atë që e gjetëm në ty si vlerë, ji çdo herë i drejtë, çdo herë objektiv, çdo herë kritik për nevojat dhe interesat e qytetarëve. Këto janë rezultatet kur dëgjohet zëri i qytetarëve, ti je ai rezultat. Kjo gjeneratë politikanë, qytetarë të së sotmes u përgjigjën amantetit të paraardhësve tanë dhe obligimit të kohës së tyre, me laps dhe votë për të mirën e të gjithëve sollëm vendim të drejt dhe vazhdojmë bashkë përpara”, deklaroi Kryeministri Zoran Zaev.

Zaev mes tjerash iu falënderua dhe votuesve të Blerim Rekës dhe partive Aleanca për Shqiptarët dhe Besa të cilët i lanë të lirë përkrahësit e tyre që të dalin të votojnë dhe ata votuan për NATO dhe BE, votuan për Pendarovskin. Kjo paraqet pjekuri demokratike dhe përgjegjësi ndaj shtetit, deklaroi Zaev.

LEXO: Numërimi i votave nga KSHZ, fitoi kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski 
LEXO: Pendarovski: Do të jem president prej të cilit nuk do të turpëroheni 
LEXO: Siljanovska dhe Mickoski: VMRO kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare
LEXO: Ahmeti: Pendarovskit i uroj sukses, të bëj detyrën sipas parimit të konsensualitetit
LEXO: Alternativa: Këto zgjedhje dëshmuan se shumica e qytetarëve janë për vlera perëndimore
LEXO: LSDM fitoi edhe në komunat Ohër dhe Novosellë
LEXO: MBP: Procesi zgjedhor kaloi qetë, tre raste u vërtetuan për fotografim të fletëvotimit dhe një rast votim i organizuar
LEXO: Këto janë komunat me dalje më të ulet dhe më të lartë në zgjedhjet e sotme në RMV
LEXO: U arrit censusi me daljen e votuesve deri në ora 18:30

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button