Dëshironi shpëtim nga apokalipsi – ja ku duhet të shkoni…

Të gjithë ata që akoma besojnë në apokalipsin e parashikuar nga fisi Maja (se do të ndodhë më 21 dhjetor 2012) dhe kanë frikë nga shkatërrimi i botës, mund të gjejnë një vend të sigurt në një fshat të vogël në Francë.

Thuhet se fshati Bugarach që gjendet në jug të Francës dhe në të cilin jetojnë vetëm 200 banorë, është strehë e sigurt dhe do t’i mbijetojë shkatërrimit të botës.

Për malin Pic de Bugarac disa besojnë se ka aftësi magjike dhe është derë komunikuese mes botëve.

Të tjerët mendojnë se aty jetojnë jashtëtokësorët, të cilët në ditën e apokalipsit do të dalin dhe do t’i shpëtojnë njerëzit që do t’i takojnë.

Kryeplaku i fshatit, Jean-Pierre Delord, mendon se së shpejti fshati i tij do të mbipopullohet nga njerëzit që kërkojnë shpëtim nga apokalipsi, gjë që do t’i shqetësojë banorët lokalë.

Lajme të ngjashme

Back to top button