Ahmeti: Pendarovskit i uroj sukses, të bëj detyrën sipas parimit të konsensualitetit (Video)

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti gjatë pres konferencës pë media, i falënderoi votuesit, banorët dhe të gjithë ata që kontribuuan që ky proces zgjedhor të kaloi pa vështirësi, i pranueshëm dhe i vlerësueshëm nga gjitha organet kompetente, transmeton Portalb.mk.

“Falënderoj ata që votuan për konceptin dhe filozofinë e dobishme për tërë RMV dhe koha provoj se demokracia konensuale, është e vetmja alternativë e vendit tonë, e vetmja alternativë që ne na nderon dhe na shkurton rrugën e anëtarësimit tonë në NATO dhe hapjen e bisedimeve me BE-në. Ky koncept na afron po një herit edhe na nderon, para komunitetit ndërkombëtarë e në veçanti vendeve anëtare në BE. Sot u dëshmua se vendi ynë është i përgatitur dhe pret sa më parë bisedimet për anëtarësimin në BE të fillojnë”, tha Ahmeti.

Ai shtoi se është dëshpëruar me bojkotin që krerët e opozitës kanë bërë ndaj këtij procesi kaq madhor

“Jam i dëshpëruar me bojkotin që krerët e opozitës kanë bërë ndaj këtij procesi kaq madhor. Do të doja ti falënderoj edhe tre parti politike që u solidarizuan rreth këtij koncepti, tre partitë politike, PDSH, AlternAtivA-n si dhe RDK-në. Do të doja, që Pendarovskit t’i uroj sukses dhe të bëj detyrën ashtu sipas parimit të konsensualitetit në respekt të kushtetutës, të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”, tha Ahmeti.

Ai shtoi se sipas të dhënave votat e siguruara për Stevo Pendarovskin lëvizin prej 100 mijë deri në 130 mijë nga aktivistët e BDI-së, nga votuesit shqiptarë.

LEXO: Numërimi i votave nga KSHZ, fitoi kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski 
LEXO: Pendarovski: Do të jem president prej të cilit nuk do të turpëroheni 
LEXO: Siljanovska dhe Mickoski: VMRO kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare
LEXO: Ahmeti: Pendarovskit i uroj sukses, të bëj detyrën sipas parimit të konsensualitetit
LEXO: Alternativa: Këto zgjedhje dëshmuan se shumica e qytetarëve janë për vlera perëndimore
LEXO: LSDM fitoi edhe në komunat Ohër dhe Novosellë
LEXO: MBP: Procesi zgjedhor kaloi qetë, tre raste u vërtetuan për fotografim të fletëvotimit dhe një rast votim i organizuar
LEXO: Këto janë komunat me dalje më të ulet dhe më të lartë në zgjedhjet e sotme në RMV
LEXO: U arrit censusi me daljen e votuesve deri në ora 18:30

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button