Ramazani si përfaqësues i kohës kosmohistorike të kalendarit tokësor

Ramazani përfaqëson kurorën e kohës kosmohistorike të kalendarit tokësorë. Në të njëjtën kohë ky muaj është edhe kurorë e kohës metakozmike të kalendarit qiellor nga e cila një ditë zgjatë 50 mijë vjet të viteve qiellore. Kjo, me fjalë tjera, do të thotë se koha e Ramazanit është  jashtëzakonisht kohë  qiellore ose kohë mbinatyrore Hyjnore në të cilën të gjitha distancat hapësinore reduktohen në pandryshueshmërinë “këtu” dhe të gjitha dallimet e përkohshme në përjetshmërinë “tani”. Koha e Ramazanit sipas natyrës së brendshme është po e njëjtë me kalendarin kosmohistorik të vitit tokësor, të paktën në botën tokësore dhe vet jeta mbledh karakteristika ekzistenciale të kohërave të ndryshme dhe distancave të formave të shumta hapësinore.

Koha e Ramazanit, për më tepër, ka veshjen e saj të mbinatyrshme ekzistenciale që rrjedh dhe rritet drejtpërdrejtë nga natyra e Urtisë Hyjnore dhe Vullnetit Hyjnor, dhe e manifestuar në bazë të metahistorisë,  si dhe vizualizmit dhe individualizmit metakozmik, dhe kjo është për shkak të prezencës së saj konzistente metakozmike dhe personalizimit metahistorik.

Kjo mëshirë e formësimit personal  të kohës së Ramazanit është prezent falë faktit shpirtërorë që pandërprerë paraqet pazgjidhshmërinë ekzistenciale dhe rëndësinë thelbësore të Qenies Hyjnore dhe frymën e kohës së Ramazanit. Kjo do të thotë se fryma e kohës së Ramazanit drejtpërdrejt është sfiduar nga thellësia ekzistuese e Shpirtit Hyjnor, e cila është qartë e dukshme nga përmbajtja themelore e Ramazanit që në vete përmban/përmbledh (sukuson) mëshirën, bukurinë, mirësinë, drejtësinë, bujarinë, paqen, lumturinë e emrave dhe cilësive të Zotit.

Takimi i parimit metakosmik me rrëfimet e saja kosmo-historike, dramatikën e së cilës në plotësi e ka qetësuar koha e Ramazanit, nuk është akt pasiv i reflektimit të fjalëve të Krijuesit në frymën e kohërave të Ramazanit, dhe e kundërta, por bëhet fjalë për akt aktiv, thellësisht ekzistencial i cili e zbulon luftën dramatike shpirtërore në të cilën Parimi e përvetëson Reflektimin, dhe Reflektimi e përvetëson Parimin; ose edhe më mirë, në këtë betejë Parimi i ik Reflektimit, ndërsa Reflektimi tenton që t’i largohet Parimit. I tërë vrulli dramatik qetësohet, ç-rëndohet dhe përpëlitet në dhuratën shpirtërore të agjërimit, i cili me zjarrin e ethosit të tij eskatologjik  pastron reflektimet e ndryshme të kohërave të Ramazanit dhe përpiqet që ti kthejë në rrënjën e saj metafizike. Këtë betejë, këtë lojë kontrastesh të vizualizimit dhe individualizimit të shpirtit të kohërave të Ramazanit, ai vallëzim i vjetër i Hipostazës (Nata e Kadrit)  dhe Apokatastazës (Agjërimi) më së miri e ka personalizuar ngjarja e Bedrit pa të cilën kohërat e Ramazanit kurrë nuk do të arrinin që të plotësojnë  seriozitetin e saj përmbajtësor. Kjo është ngjarja e Ramazanit në të cilën E Vërteta- Parimi, për shkak të sigurimit të kthimit në vendlindjen e saj metafizike autentike, duhej ta tërheq në vete, në vend të togës transparente ekzistenciale të fjalës së Zotit, mburojën luftuese të Agjërimit, etosi i të cilit plotësisht e siguron ndarjen ekzistenciale në perspektivën eskatologjike.

Agjërimi është një institucion shpirtëror i kohërave të Ramazanit të cilën Shpirti i Zotit në mënyrë të prerë  ka urdhëruar festimin e Qenies së Tij – nuk mund të kuptojë shpirtin e kohërave të Ramazanit si reflektim i triumfit definitiv të çiltërsisë ndaj veseve, të vërtetës mbi mashtrimin, Parimit mbi Reflektimin, mëshirës mbi mëkatet….

Dhurata e agjërimit të Ramazanit është dëshmitare e triumfit kulmor në kuadër të kohës së Ramazanit ose brenda vitit metakozmik, ritmet e  përjetshme të të cilit  shpirti i kohës së Ramazanit i vendos  në ritmin e vitit kozmik dhe dalëngadalë, me fuqinë e të vërtetës metafizike të fjalës së Zotit dhe fuqinë e ethosit historiko-botëror të agjërimit Hyjnor ia hap shtegun secilit shpirt që të fillojë në rrugëtimin e takimit të pashmangshëm dhe definitiv me esencën e vetë Shpirtit të Krijuesit përmes vertikales së Natës së Kadrit dhe horizontales e cila është etje e trupit të njeriut për Zotin, dhe agjërimit që është simbol për etjen e gjallë dhe të përjetshme të shpirtit njerëzor për fytyrën mbi-personale të Allahut të përjetshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button