Kostadinov: Presim që Pendarovski të shpallet president i shtetit

Zëdhënësi i LSDM-së Kostadin Kostadinov në daljen para mediave, deklaroi se sipas të dhënave të para kandidati i përbashkët për president Stevo Pendarovski është në udhëheqje të bindshme, përcjell Portalb.mk.

“Sipas të dhënave të përpunuara të mbi 50% të votave të numëruara Pendarovski kryeson ndaj Gordana Siljanovskës me mbi 30 mijë vota. Presim që tendenca e tillë të vazhdojë dhe Pendarovski të shpallet kryetar i shtetit. Qytetarët e njohën konceptin që çon drejt përparimit dhe integrimit në NATO dhe Bashkimin Evropian. Në zgjedhje të lira, fer dhe demokratike, qytetarët sot zgjodhën kryetarin e vërtetë  i cili na çon përpara. Ne qytetarët sot thamë më në fund JO për kthimin prapa në të kaluarën errët dhe izolimin”, deklaroi Kostadinov.

 

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button