Bajrami: Dita zgjedhore kaloi në rendin më të mirë pa parregullsi

Për Prokurorinë publike dita e sotme zgjedhore ka kaluar qetë dhe pa parregullsi të mëdha, përcjell Portalb.mk. 

“Dita e sotme zgjedhore kaloi në rendin më të mirë sa I përket kompetencave në bazë të të cilave mund të veprojë Prokuroria, me përjashtim të një rasti në fshatin Drugovo ku është fotografuar një fletëvotim dhe nga ana e prokurorit publik është marrë telefoni celular dhe është dërguar për ekspertizë”, deklaroi prokurori publik Xhelal Bajrami.

Në pyetjen e gazetarëve nëse deri tek prokuroria kanë arritur paraqitje nga ana e partisë opozitare për parregullsi gjatë procesit të votimit, Bajrami shtoi se përveç rastit në fshatin Drugovo, deri te Prokuroria nuk ka parashtresa për ndonjë parregullsi tjetër.

LEXO: Numërimi i votave nga KSHZ, fitoi kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski 
LEXO: Pendarovski: Do të jem president prej të cilit nuk do të turpëroheni 
LEXO: Siljanovska dhe Mickoski: VMRO kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare
LEXO: Ahmeti: Pendarovskit i uroj sukses, të bëj detyrën sipas parimit të konsensualitetit
LEXO: Alternativa: Këto zgjedhje dëshmuan se shumica e qytetarëve janë për vlera perëndimore
LEXO: LSDM fitoi edhe në komunat Ohër dhe Novosellë
LEXO: MBP: Procesi zgjedhor kaloi qetë, tre raste u vërtetuan për fotografim të fletëvotimit dhe një rast votim i organizuar
LEXO: Këto janë komunat me dalje më të ulet dhe më të lartë në zgjedhjet e sotme në RMV
LEXO: U arrit censusi me daljen e votuesve deri në ora 18:30

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button