Irak, seri atentatesh, 32 të vdekur, 100 të plagosur

Është rritur në 32 të vrarë dhe rreth 100 të plagosur bilanci i një serie atentatesh sot në Irak. Në jug dhe veri të vendit, sidomos në zonat shiite dhe pranë forcave të sigurisë.

Në Taji, në veri të Bagdadit, ish-bazë e Al Qaeda-s, 20 km në veri të Bagdadit, 3 autobomba kanë provokuar 8 të vdekur dhe 28 të plagosur. Në Bagdad, është vrarë një agjent policie, ndërsa kur ka mbërritur patrulla, ka shpërthyer edhe një autobombë, duke vrarë një civil.

Më në jug, në Kut, dy autobomba të tjera kanë vrarë dy zyrtarë të policisë. Në krahinën e Baquba, shpërthimi i dy autobombave ka provokuar vdekjen e dy agjentëve, ndërsa një njeri ka vdekur në Khan Beni Saad. Një tjetër shpërthim në një makinë në lagjen Shiite të Shula në Bagdad ka shkaktuar vdekjen e njërit dhe plagosjen e 7 të tjerëve. Sulme të reja pas një ore, kur një atentator ka vrarë tre policë, duke plagosur 5.

Në orën 10.30 me orën lokale një tjetër autobombë, e parkuar pranë një autobusi, që transpotonte pelegrinë iranianë, ka shpërthyer në qytetin Madain, duke vrarë tre irakenë dhe 11 vetë të tjerë, mes të cilëve edhe shtatë iranianë dhe një polic.

Lajme të ngjashme

Back to top button